Prof. Dr. Foto Toti

Themelues i Klinikës

EDUKIMI

  • Shkollen fillore e ka kryer ne fshatin e lindjes,
  • Shkollen 7-vjeçare e pefundoi ne Gjirokaster ne vitin 1952.
  • Shkollen e mesme e kreu ne Tirane 1952- 1955, prane Politeknikumit Mjekesor.

Mjekesor. Ne vitin 1955 ka punuar si ndihmes mjek ne Kliniken e Durresit dhe me vone ne Kavaje si drejtor klinike ( 1956-1957).

Ne vitin 1957 nis studimet e larta ne Gjermani ( ish Gjermania Lindore),duke i perfunduar ne vitin 1963 ne Fakultetin e Mjekesise,Tirane.

Ne vitet 1963-1967 ka punuar si mjek stomatolog ne Tropoje dhe me vone (1967-1969) ne Kliniken e Tiranes ku eshte aktivizuar edhe si pedagog i jashtem.

Emerohet pedagog ne Fakultetin e Mjekesise ne vitin 1969. Emerohet shef i Katedres dhe Klinikes se Ortopedise ne vitin 1975. Punoi prane kesaj Katedre deri ne daljen e tij ne pension.

Ne vitin 1980 fiton graden shkencore”Kandidat i Shkencave Mjekesore”, me vendim Nr.34, dt.20/12/1980.

Ne vitin 1983 fiton titullin “Docent”,me vendim Nr.86 , dt.07/11/1983.

Ne vitin 1991 fiton titullin”Doktor i Shkencave Mjekesore”, me vendim Nr.2860, dt.07/11/1991.

Ne vitin 1994 fiton titullin “Profesor”, me vendim Nr.11, dt.13/12/1994. Ne te njejtin vit ,fiton titullin e dyte “Doktor i Shkencave Mjekesore” si konvertim i titullitv”Kandidat i Shkencave

Mjekesore” i marre 20/12/1980.

Prej shume vitesh ka qene anetar i Keshillit Shkencor te Fakultetit te Mjekesise, anetar i Asamblese Boterore te IOFOS-it, anetar i Kryesise se Shoqates se Stomatologeve te Shqiperise,

kryeredaktor i Revistes Stomatologjike Shqipetare, etj.

Krahas punes se tij si mjek dhe stomatolog , Prof.Dr. Foto Toti ka edhe nje aktivitet te shquar shkencor :

  • 9 udheheqje dizertacionesh per titullin “Doktor i Shkencave Mjekesore” dhe diploma studentesh
  • 11 tekste dhe monografi shkencore dhe universitare
  • rreth 200 artikuj dhe prezantime shkencore brenda dhe jashte vendit
  • organizator i 3 konferencave nderkombetare
  • mjaft recezenca dhe oponenca.

Nje kontribut te larte ai ka edhe ne punen klinike, perveç asaj shkencore. Prof.Dr.FotoToti ka vendosur bazat e protezave dhe shinave kirurgjikale, te epitezave te fytyres, dhe shume e

rendesishme, ka aplikuar per here te pare ne Shqiperi implantet metalike,ndaj me te drejte mund te quhet “babai i Implantologjise Shqipetare”.

Prof.Dr.Foto Toti ,edhe pse e ka kaluar moshen 70-vjeçare, vazhdon te jete aktiv ne aktivitete shkencore dhe pedagogjike.Ai ende kontribon si pedagog i jashtem ne Katedren e Ortopedise

Stomatologjike, prane Fakultetit te Mjekesise ne Tirane, eshte anetar i Komisionit te vleresimit te Titujve Akademik ne Fakultetin e Mjekesise, si edhe Dekan prane Shkolles se Larte Universitare

Jopublike “Medikadent”.

Puna dhe perkushtimi i tij i shkelqyer jane shperblyer,lavderuar dhe nderuar duke u dekoruar me :

Medalja e Punes , 1974,Dekret Nr. 5152

Urdher”Naim Frasheri”te klasit te dyte, 1981,Dekret 6384

Urdheri ”Per sherbim te mire te popullit”, 1988,Dekret Nr. 7247