Si mund të parandalohen sëmundjet orale

Dhembet e shendetshem pervecse permiresojne paraqitjen estetike, kontribuojne ne mireqenien e pergjithshme dhe pakesojne nderhyrjet e dentistit. Por cilat jane shkaqet themelore te problemeve te dhembeve si psh kariesi? Si mund ti parandalojme? Eshte arritur ne perfundimin se nje higjene jo e mire e gojes, nje ushqim jo i rregullt dhe nje menyre te jetuari qe mund te shkaktoje stres dhe ulje te imunitetit, jane shkaktaret e problemeve te gojes dhe te dhembeve.

Mishrat e dhëmbëve dhe gurezat

Një higjenë e keqe jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakëz bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakëz shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteriet e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, koket, sidomos streptokokët dhe kokobacilet sic është antinomyces. Shtresa fillestare është e karaktrerizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve. Me kalimin e kohës ngurtësimi bëhet më i fortë dhe më i vështirë për tu shkatërruar. Fillojnë të vihen re dhe fryrje të mishrave të dhëmbëve që i hapin rrugë një infeksioni të thellë të tyre duke krijuar një ambjent ideal për mikrobet anaerobe të cilat nuk kanë nevojë për praninë e ajrit për tu zhvilluar. Prezenca e bakterieve specifike në sipërfaqen e dhëmbëve është një element i padiskutueshëm për të shkaktuar infeksione të ndryshme. Vetëm prezenca e mikroorganizmave nuk është e mjaftueshmë për të shkatërruar pllakëzat që ngurtësohen në sipërfaqen e dhëmbëve. Në të vërtetë bakteriet provokojnë një përgjigje të imunitetit (reagime mbrojtëse dhe stimulime irrituese) të organizmit në të cilin përhapen. Kjo përgjigje është dhe shkaktare e shkatërrimit të disa pllakëzave. Dallohen mishërat e dhëmbëve të veshur të cilët është e mundur të pastrohen pas një terapie të duhur nga paradonititët të cilët shkaktojnë një veshje shkatërruese për sipërfaqen e dhëmbëve.